75 Mall Live Search
09:59 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Përsëri pritje të gjata në pikat kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se mëngjesin e sotëm në dy pikë- kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare dhe te Dheu i Bardh,  janë shkaktuar kolona dhe pritje deri një orë e gjysmë.

Sipas njoftimit, në pikë-kalimin kufitar Merdare, në hyrje të Kosovës kolona ësghtë deri në 250 metra dhe pritjet prej 60-90 minuta, kurse për të dalë nga Kosova pritet deri në 20 minuta, raporton Telegrafi.

Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë pritet deri në 30 minuta, kurse kolonat e automjeteve janë deri në 100 metra.

Pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikë-kalimin kufitar me Maqedoninë, në Han të Elezit.

Në pikë-kalimet e tjera kufitare me shtetet fqinje qarkullimi zhvillohet normalisht dhe pa pritje.