75 Mall Live Search
18:16 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arsenal të bindur: Ceballos transferohet në “Emirates”

Arsenali është i bindur se ka përfunduar një marrëveshje huazimi për mesfushorin e Real Madrid , Dani Ceballos.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka kërkuar që Ceballos të bashkohet me Arsenalin në një marrëveshje huazimi njëvjeçar për të forcuar skuadrën e tij dhe për t’u bërë një shtesë shumë e nevojshme në mesfushën e tij.

Ata kanë mbajtur bisedime të gjata me Real Madridin, si dhe Ceballos dhe përfaqësuesit e tij tani janë shumë shpresëdhënës për marrjen e një marrëveshje.

Tottenham gjithashtu ka qenë në garë për mesfushorin 22-vjeçar spanjoll, me trajnerin Mauricio Pochettino si një admirues i madh i spanjollit. /IndeksOnline/