Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Goran Stanisic për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Personi në fjalë i cili akuzohet për krime të bëra në fshatin Sllovi jetonte në fshatin Gracken e Vjetër./Indeksonline/