75 Mall Live Search
16:38 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Homazhe te varri i Fadil Vokrrit në ditëlindjen e tij

Sot është ditëlindja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Për ta nderuar atë dhe punën e tij në homazhe tek varri i tij ishin Fatmir Namani, ish-lojtar i FC Prishtinës, Adil Vokrri, vëllau i legjendës si dhe ish-lojtar i FC Prishtinës, si dhe kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, shkruan Indeksonline.

Fadil Vokrri ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës për një dekadë,  prej 16 shkurtit 2008 deri në vdekjen e tij më 9 qershor 2018/Indeksonline/