Haradinaj uron Mark Esper, Sekretar i Mbrojtjes së ShBA-së
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, uroi Mark Esper i emëruar në postin e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj tha se paraardhësi i Esper pati luajtur një rol të pazëvendësushem në krijimin e ushtrisë së Kosovës.
Ai tha se Kosova është pjesë e botës euroatlantike dhe është e gatshme për t’u vënë në dispozicion misioneve të saj paqeruajtëse kudo që ka nevojë
“I uroj Mark Esper, të emëruarit në postin e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, suksese në detyrën e besuar. Pararëndësi i tij, James Mattis, pati një rol të pazëvendësueshëm mbështetës për krijimin e ushtrisë së Kosovës, e cila përket në rreshtin e ushtrive të paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Kosova është pjesë e botës euro-atlantike dhe është e gatshme për t’u vënë në dispozicion misioneve të saj paqeruajtëse kudo që ka nevojë”, deklaroi Haradinj.