75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lajmi më i keq i mundshëm për Real Madridin

Real Madridi ka marrë lajm të tmerrshëm pak javë para fillimit të kampionatit.

Marco Asensio ka marrë rezultatet e testeve mjekësore të cilat janë shqetësuese.

Ylli spanjoll në ndeshjen e djeshme ndaj Arsenalit ka thyer ligamentin e kryqëzuar anësor të gjurit të tij të majtë dhe meniskusin e jashtëm të gjurit të tij të majtë.

Stafi mjekësor bëjnë të ditur se periudha e rikuperimit do të zgjasë nga 7 deri në 9 muaj.

Asensio do të jetë në dispozicion të Zidane mes muajve mars e qershor të vitit të ardhshëm. /Indeksonline/