Ministri Matoshi: Banorët e Orllanit nga sot i japin fund problemit me ujësjellësin
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan, ne vlerën totale prej 979.880.40 euro.
Ministri, Fatmir Matoshi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se me këtë projetk banorët e kësaj ane nuk do të kenë më problem me ujësjellsin.
Ja postimi i tij ne Facebook:
URIME ORLLAN
Pas përfundimit të të gjitha procedurave, sapo kam nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan, ne vlerën totale prej 979.880.40 euro.
Me këtë projekt ne po i japim fund problemit të madh që kanë banoret e kësaj ane, të cilët duke qenë afër liqenit që furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të Kosovës, vet kanë qenë të privuar nga kjo e drejtë elementare.
Për Orllanin jemi duke përgatitur edhe planin zhvillimor ,. Për të bërë
kështu këtë vend zonë turistike dhe për të evituar braktisjen nga qytetarët e
kësaj ane.
Mbas 10 dite shihemi në përurimin e fillimit të punimeve të këtij projekti,.
Urime Orllan!