75 Mall Live Search
22:13 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tensione mes protestuesve dhe policëve në Tiranë, mbetet pa ndjenja një qytetar

Sot para parlamentit  në Tiranë  ka pasur protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, dhe kundër projektligjit që lejon këtë akt.

Artistë, politikanë, mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para parlamentit për të kundërshtuar vendimin e qeverisë.

Situata është bërë me e nxehtë kur policia e Tiranës filluan te hedhin gazlotësjellës, percjell Indeksonline.

Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha ka postuar një  video në facebook ku shihet një qytetar si ka mbetur për pak pa ndjenja, pasi policia hodhi gaz lotësjellës protestuesve.

Basha në videon e postuar ka shkruar:

Barbari e narkohorrave me gaz lotsjelles kunder protestuesve paqesor le pa ndjenja ne vdekje klinike qytetarin ne oborrin e Theatrit! Krim shteteror i shemtuar! Rama ik! Fitore! sb