Plazhet më të bukura tropikale
Nëse keni punuar gjatë vitit, e keni ca para mënjanë, mos u kurseni që t’i ofroni vetes pushime në njërin nga vendet më të bukura tropikale në botë, të cilat radhiten më poshtë.
Business Insider, revista amerikane, ka listuar plazhet më të bukura tropikale në mbarë botën, të cilat mund t’i vizitoni.
Nëse kërkoni një qytet të madh e të rrethuar me det, Bondi Beach në Sydney të Australisë është vendi i duhur. Më e mira është se ju keni mundësi që atje të bëni pushime verore edhe gjatë dimrit.

Sain Bart, është vendi ku mund të kaloni pushime të mrekullueshme tropikale.

Nëse ju pëlqejnë shkëmbinjtë, vendi më i mirë është Saint George në Bermuda.

Një vend tjetër që ju ofron rekreacion tropikal, është Playa Tamarindo në Costa Rica.
