75 Mall Live Search
10:38 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Femra dhunohet në një motel në Prishtinë, i dyshuari i bën fotografi e incizime

Një femër në Veternik të Prishtinës ka raportuar në Polici se me 27 qershor  është dhunuar seksualisht nga një person në një motel.

Në raportin e PK-së, bëhet e ditur se viktima me datën e lartcekur i dyshuari me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e kishte dhunuar seksualisht.

Po ashtu, i dyshuari i kishte bërë fotografime dhe incizime të ndryshime.

Njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë parash.

Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë rasti./Indeksonline/