Partizani mposhtet nga Sheriff Tiraspol, i pret mision i vështirë në Moldavi
Partizani është mposhtur në Tiranë nga ekipi i Moldavisë, Sheriff Tiraspol me rezultat 0:1.
Golin e vetëm e shënoi Robert Ndip Tambe në minutën e 24. Partizani më pas bëri përpjekje që së paku ta barazonte rezultatin megjithatë nuk ia arriti qëllimit, shkruan Indeksonline.
Ekipin shqiptar e pret një mision shumë i vështirë në Moldavi ku duhet ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë nëse duan kualifikimin tutje në Evropa Ligë./Indeksonline/