Ky njeri nuk ndryshon kurrë, i’a shënoi 4 gola Realit – u ndëshkua me karton të kuq
Diego Costa njihet për karakterin e tij të ashpër në lojën e futbollit.
Edhe pse ndeshja kundër Real Madridit nuk ishte e tipit garues, sulmuesi spanjoll ishte i ‘egër’ në fushë.
Atletico Madridi fitoi 7-3 kundër rivalit lokal, derisa Costa shënoi 4 gola, 3 prej tyre vetëm në pjesë ne parë.
Megjithatë, pavarësisht këtij suksesi ai nuk arriti ta mbyllte ndeshjen deri në fund. Costa u ndëshkua me karton të kuq. /Indeksonline/