Ajax shënon gol ekipor të përkryer për 36 sekonda
Ajax shënon golin fantastik të ekipit brenda 36 sekondave të ndeshjes së parë të sezonit ndaj PSV.
Ajax e dinte se kjo do të ishte verë e ndryshimit – çmimi që ata paguajnë për të qenë kaq mirë sezonin e kaluar.
Ata arritën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe ndoshta duhet të kishin bërë finalen, pasi kishin epërsi të konsiderueshme ndaj Tottenham Hotspur.
Ata fituan dyfishin holandez, edhe pse, me një ekip të ri që fitoi imagjinatën përmes futbollit të tyre të shkëlqyer sulmues.
Por Ajax gjithashtu kapi interesin e gjigantëve të Evropës dhe Frenkie de Jong ra dakord të transferohej në Barcelonë, shkruan Indeksonline.
Matthijs de Ligt pastaj u transferua në Juventus.
Të tjerë, si David Neres, janë akoma në akoma në ekip, por Ajax vazhdon në sezonin e ri pa dy yjet e tyre të vitit të kaluar.
Por duke gjykuar nga ndeshja e tyre e parë e sezonit, asgjë nuk ka ndryshuar me të vërtetë.
Ajax fillon fushatën në Kupën Johann Cruyff dhe u përballë me rivalët e PSV Eindhoven duke e fituar ndeshjen 2:0 dhe duke e fituar Superkupën e Holandës.
Ajax e nisi ndeshjen – dhe dhjetë pasime dhe 36 sekonda më vonë ata ishin në epërsi./Indeksonline/