75 Mall Live Search
18:23 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Milani kompleton transferimin e mbrojtësit brazilian

Ac Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e Leo Durante nga Flamengo.

Sipas ‘Golbe Esporte”, 23 vjeçari është nisur për Itali ku do të kryej testet mjekësore dhe më pas të nënshkruaj kontratë.

Ky transferim do t’i kushtoj Milanit rreth 11 milionë euro.

Që nga viti 2016, Durante ka bërë mbi 90 paraqitje me Flamengon. /IndeksOnline/