75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mick Schumacher vozit bolidin legjendar të babit të tij

Mes reshjeve të shiut dhe spektaklit, gjatë fundjavës janë mbajtur garat e Formula 1 për Çmimin e madh të Gjermanisë.

Në pistën legjendare të ‘Hockenheim’, para fillimit të garës ka qenë një emocion shumë i madh, shkruan Indeksonline.

Djali i legjendës gjermane, Michael Schumacher, Mick ka bërë një gjiro me veturën e babait të tij, Ferrari F2004.

Michaek e fitoi titullin e Botës në vitin 2004, duke fituar 13 nga 18 gara, një rekord i pa arritshëm edhe sot.

Dhe makina legjendare ishte kthyer në duart e një Schumacheri përsëri në Hockenheim. /IndeksOnline/