Terreni i “Adem Jasharit” shndërrohet në fushë patatesh pas koncertit të Unikkatilit
Që prej pranimit të Kosovës në FIFA në vitin 2016, vetëm dy stadiume janë liçencuar nga UEFA për tu zhvilluar garat ndërkombëtare.
Fillimisht ishte stadiumi “Adem Jashari” në vitin 2016 ndërsa nga viti 2018 edhe stadiumi “Fadil Vokrri” ka marrë dritën jeshile.
Në stadiumin e Mitrovicës, shteti, Komuna dhe Federata kanë investuar disa herë në renovimin e objektit.
Megjithatë në këto vitet e fundit vetëm Federata e Futbollit ka paguar punëtor për të mbikqyrur gjendjen e stadiumit.
Kohëve të fundit “Adem Jashari” është lënë ‘pas dore’.
Pak ditë më parë në këtë vend u organizua koncerti i këngëtarit Unikkatil, që bëri të përkeqësohej edhe më tepër terreni.

Ndryshe, në këtë objekt planifikohet sërish investim, në mënyrë që të fitohet liçenca e kategorisë së 4-të nga UEFA. /Indeksonline/