Gjysmë milioni euro do të investohet vetëm këtë javë në Suharekë!
Mbi 500 mijë euro do të investohen në infrastrukturë në Suharekë. Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Bali Muharremaj.
Sot janë nënshkruar kontratat dhe punët do të fillojnë menjëherë.
“Mbi 500 mij euro, është vlera që do të investohet në infrastrukturë këtë javë kudo në Komunën e Suharekës.
Në, Dragaqinë, Greikoc, Javor, Nishor, Reqan, Semetisht, Budakovë, Sallagrazhdë, Krushicë e Epërme, Samadrexhë, Sopi, Tërrnje, Nepërbisht, Vraniç etj, do të fillojnë punimet.
Sot u nënshkruan kontratat dhe puna do të vazhdoj” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/