75 Mall Live Search
22:58 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kaq vetura, kamionë e autobusë kanë hyrë në Kosovë nga janari deri në muajin korrik

Departamenti për Kufi në kuadër të Policisë së Kosovës menaxhon dhe kontrollon pikat e kalimit të kufirit.

Kjo për siguruar hyrje dhe daljet nëpër këto pika kufitare, në mënyrë që ta mbajë vendin e sigurtë dhe të zbatoj ligjet përkatëse.

Policët në kuadër të këtij departamenti bëjnë kontrollimin e automjeteve nëpër të gjitha pikat kufitare.

Sipas të dhënave të Policisë për Indeksonline  në Kosovë nga 1 janari deri me 25 korrik kanë hyrë 226 mijë e 681 vetura, ndërsa kanë dalur 203, 189 vetura nëpër pikat kufitare.

Ndërsa, sa i përket qytetarëve, numri i tyre është  1 milionë e 537 mijë e 573 persona në total që janë kontrolluar në hyrje dhe dalje të pikave kufitare, transmeton Indeksonline.

Për dallim nga veturat, nëpër pika kufitare më pak kanë hyrë kamionë e autobusë.

Sipas PK-së, numri i kamionëve që janë kontrolluar në hyrje  të kufijeve të Kosovës  18 mijë e 141 kamionë, ndërsa në dalje 16 mijë e 624, që në total bëjnë 34 mijë e 765 kamionë.

Kurse, janë 13 mijë e 102 autobusë që kanë kaluar nëpër vendkalimet kufitare dhe që iu janë nënshtruar kontrollit të Policisë Kufitare.

Pikat kufitare që më shumë janë përdorur janë Merdare, Han i Elezit, Dheu i Bardhë./Indeksonline/