Van Dijk zbulon sherrin me Kloppin
Virgil Van Dajk refuzon që të zbulojë detajet e përballjes së tij të nxehtë me Jurgen Klopin në stol gjatë humbjes së Liverpulit në miqësoren e fundit kundër Napolit në Edinburg.
Goli i parë i Insignes në “Murrayfield” solli një mosmarrëveshje mes trajnerit dhe mbrojtësit.
Holandezi nuk u fajësua direkt për golin, por Klop i tërhoqi vëmendjen yllit të tij nga stoli.
Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori nuk ishte dakord dhe e tregoi këtë duke bërë edhe gjeste me duar.
Kur u pyet për incidentin pas ndeshjes, 28- vjeçari tha: “Disa gjëra mes meje dhe atij. Nuk është nevoja t’i themi të gjitha”.