75 Mall Live Search
09:47 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Icardi refuzon Romën e Napolin, e do vetëm një skuadër

Mauro Icardi nuk është në planet e Interit dhe largimi i tij është i pashmangshëm.

Pas problemeve të shumta në sezonin e kaluar, sulmuesi argjentinas nuk ka më vend te skuadra e Antinio Cobtes.

Napoli dhe Roma kanë qenë dy skuadrat ku mund të përfundonte por Icardi nuk dëshiron të shkoj atje.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, ai dëshiron vetëm transferimin te Juventusi.

Por aktualisht kjo lëvizje është e pamundshme pasi kampionët e Serie A janë të interesuar për Lukakun.

Vetëm shitja e Dybalas dhe Higuainit mund t’i hap rrugë Icardit që të bëjë ëndrrën realitet. /IndeksOnline/