Tottenham rivalizon Milanin për Correan
Transferimi i Correas te Milani tashmë është bërë shumë i ndërlikuar.
Pas dështimit të shitjes së Andre Silves (ku me paratë nga shitja e tij do të paguhej ky transferim) tashmë në garë për spanjollin ka hyrë edhe një skuadër tjetër.
Tottenham është interesuar për Correan gjatë këtyre ditëve.
Atletico Madrid kërkon 50 milionë për transferimin e tij derisa më parë Milani i ka ofruar 40 milionë euro. /IndeksOnline/