Arrestohet personi që shtiu me armë në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar i cili kishte shtënë me armë zjarri të hënën në Podujevë.
Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe dy fishekë.
Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/