75 Mall Live Search
09:51 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ronaldo i kërkon Dybalas të transferohet në Man Utd

Daily Mail raporton se Cristiano Ronaldo e ka sugjeruar Paulo Dybalan të transferohet në Manchester United, transmeton Indeksonline.

Ai këtë gjë e ka thënë në grupin e lojtarëve të Juventusit në Whatsapp duke i thënë argjentinasit se duhet patjetër të shkojë në Old Trafford, pasi Dybala ka kërkuar mendimin e tij në lidhje me këtë çështje.

Dybala ka qenë i lidhur me një kalim në Manchester qysh prej fillimit të merkatos verore./Indeksonline/