75 Mall Live Search
14:05 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Agim Veliu: Nesër shpallen emrat e kandidatëve për kryetar të LDK-së, ende nuk ka marrëveshje

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke mbajtur sërish një mbledhje tjetër një ditë para kuvendit nga i cili do të dal kryetari i ri i partisë, raporton Indeksonline.

Nënkryetari Agim Veliu shkurt u ka thënë mediave se nesër do të jetë një kuvend i qetë dhe demokratik.

Sipas Veliut nuk ka një marrëveshje se kush do të jetë kryetar por është duke u punuar që Kuvendi të jetë i organizuar mirë.

“LDK ka kaluar një proces të rregullt zgjedhor, finalja është nesër dhe do të jetë kulmi i asaj bukurie” ka thënë Veliu duke shtuar se është e drejtë e secilit delegat të Kuvendit të paraqes kandidaturën për kryetar.

Emrat e kandidatëve për kryetar do të shpallen nesër dhe të njëjtit do të aprovohen në Kuvend në bazë të normave të statutit./Indeksonline/