Kur pritet të merret vendimi se nëse do të ekstradohet apo jo në Serbi, Tomor Morina?
Vendimi përfundimtar për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morinës, i cili u arrestua në veri të Maqedonisë Veriore me urdhër të arrestit nga Serbia, është në duar të Ministrisë së Drejtësisë së Vendit.
“Kërkesa për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë Veriore.”, ka treguar Ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë, Renata Deskoska.
Materiali i pranuar nga Serbia është duke u përkthyer dhe të hënën do t’i përcillet Gjykatës Themelore në Shkup.
Përgjigja përfundimtare varet nga dokumentacionet e paraqitura dhe nëse gjykata do të kërkoj informacione shtesë, mbi bazën e së cilës, ajo do të marrë një vendim./Indeksonline/