75 Mall Live Search
22:24 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dortmund shuan mbretërimin e Bajernit në Superkupë, fiton 2:0

Dortmund ka fituar Superkupën e Gjermanisë, duke mposhtur Bajernin me rezultat të pastër 2:0.

Golat i shënuan Paco Alcacer në minutën e 48-të dhe Jadon Sancho në të 69-tën.

Kjo ishte finalja e nëntë e Bajernit në 10 vitet e fundit, ku i ka fituar 5 të tilla, shkruan Indeksonline.

Klubi bavarez e kishte fituar tre herë radhazi këtë kupë para se Dortmund ta prishte këtë seri.

Për Dortmundin kjo është hera e 5-të në histori që e fitojnë këtë kupë./Indeksonline/