75 Mall Live Search
21:02 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Djaloshi Indian me 526 dhëmbë

Një djalë 7-vjeçar që është ankuar për dhimbje nofullash kur pas një kontrolle u gjet se kishte 526 dhëmbë brenda gojës, sipas spitalit në Indi, ku ai ishte trajtuar.

Djali u dërgua muajin e kaluar në qytetin jugor të Chennai për shkak të ënjtjes dhe dhimbjes pranë molarëve të tij në nofullën e poshtme të djathtë.

Kur mjekët skanuan gojën e tij, ata gjetën një grumbull të ngulitur në nofullën e tij të poshtme të mbushur me “dhëmbë anormalë”, i tha CNN Dr. Prathiba Ramani, kreu i Patologjisë Orale dhe Maksilofaciale në Kolegjin Stomatologjik Savetha.

Ndërsa operacioni për të hequr dhëmbët u bë muajin e kaluar, mjekëve u duhej kohë për të ekzaminuar individualisht çdo dhëmb para se të konfirmonin gjetjet e tyre.

Pasi i zbuluan ato, dy kirurgë i hoqën nga goja e djalit. Pastaj ekipit të Ramanit iu deshën katër deri në pesë orë për të zbrazur mbajtësen e tyre dhe për të konfirmuar përmbajtjen lu gjetën me qindra dhëmbë.

“Kishte gjithsej 526 dhëmbë që variojnë nga 0,1 milimetra deri në 15 milimetra.

Ramani tha se djali vuante nga një gjendje shumë e rrallë e quajtur ‘odontoma e përbërë’.