75 Mall Live Search
17:44 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Koci: Jo të gjithë të ftuarit nga Specialja janë të dyshuar

Avokati i njohur, Arianit Koci ka sqaruar një çështje rreth të ftuarve nga Gjykata Speciale.

Ai përmes një postimi  në Facebook ka thënë se jo të gjithë ftohen si të dyshuar nga Specialja, shkruan Indeksonline.

Koci tregoi se ka nga ata që ftohen në cilësinë e dëshmitarit.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të avokatit:

Jo të gjithë të ftuarit nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, janë të ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
Ka dhe do të ketë të ftuar, edhe në cilësinë e dëshmitarit.