A po martohet Kylie Jenner për ditëlindjen e 22-të? Fotografohet me fustan nusërie
Ajo është duke u përgatitur për festimin e saj të 22-të të ditëlindjes në një mega jaht prej 250 milion dollarë në bregdetin italian.
Por a po përgatitet Kylie Jenner për një rast edhe më interesant?
Miliarderja u pa duke hipur në një avion privat në aeroportin Van Nuys në Los Angeles me një fustan të bardhë të martën pasdite.

Ajo nuk ishte vetëm për fluturimin, pasi iu bashkua i dashuri Travis Scott, nëna Kris Jenner, Corey Gamble, Scott Disick dhe Sofia Richie.
Veshja ishte ngarkuar nga anëtarët e ekuipazhit, dhe kryesisht ishte e fshehur nga një çantë e bardhë rrobash.

Burri misterioz mbante edhe një çantë të zezë rrobash, e cila dukej se përmbante një kostum (ose ndoshta edhe një tufë lulesh).

Kylie dhe i dashuri, reperi 28-vjeçar u bashkuan gjithashtu në fluturim nga vajza e tyre 18 muajshe, Stormi Webster.

Megjithatë burime brenda familjes Kardashian-Jenner për TMZ pretendojnë se Kylie dhe Travis nuk po martohen gjatë fundjavës.
Kylie filloi lidhjen e saj me Travis në vitin 2017, menjëherë pasi mbaroi romancën e saj shumëvjeçare me reperin, Tyga.

Ata u bën prindër në shkurt 2018.
Anija ku do të qëndrojnë familja e famshme vjen e plotë me një staf prej 29 dhe pajisje luksoze përfshirë helipad, sauna, teatër, pishinë dhe sallon bukurie, marrja e saj me qira kushton 1,2 milion dollarë në javë./Indeksonline/


