75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bale dhe Rodriguez jashtë ekipit për ndeshjen e radhës të Realit

Sot me fillim nga ora 19:00 Real Madridi do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore ndaj Red Bull Salzburg.

Në llogarinë zyrtare të klubit madrilen në Twitter është konfirmuar ekipi prej 20 lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë miqësore.

Në listë nuk shihen Gareth Bale dhe James Rodriguez të cilët prej fillimit të merkatos janë të lidhur me një largim nga ekipi i Real Madridit./Indeksonline/