Gruaja e vrarë në Prizren është nëna e këshilltares së Ramush Haradinajt
Gruaja që u vra sot në Prizren me 15 plumba nga burri i saj është nëna e nënkryetares së AAK-së, e këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hoti. Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një fotografie të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.
“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar vajza e të ndjerës.
Deri tashti mësohet se 42-vjeçarja u vra pas një mosmarrëveshje që pati me burrin e saj 20 vjet më të vjetër, 61-vjecarin B.V me të cilin kishte disa vjet martesë.
Të dy këta kishin ardhur nga Zvicra për pushime. /expres/
