Me fotografinë e Rugovës, Adem Jasharit e Fadil Vokrrit mërgimtari shëtitet në Kosovë
Të gjithë ka befasuar me makinën e tij të çuditshme të cilën e solli nga Gjermania.
Është ky Ramazan Dushi nga Komuna e Klinës, i cili lartë veturës së tij kishte vendosur një aeroplan të improvizuar, përcjellë Indeksonline.
Por, Ramazani në këtë aeroplan sot ka vendosur fotografitë e njerëzve që mbetën përherë në historinë e vendit tonë, derisa doli të shëtis në Kosovë.
Në këto imazhe shihen, ish-presidenti historik Ibrahim Rugova, Komandati Legjendar Adem Jashari me babanë dhe Hamëz Jasharin, Fadil Vokrri dhe tre personalitetet, miqtë e Kosovës që i dhanë vulë pavarësisë së vendit tonë, Madeleine Albright, Tony Blair dhe Bill Clinton./Indeksonline/

