75 Mall Live Search
10:24 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Edhe një shqiptar në Premierligë, West Ham zyrtarizon yllin e Baselit

West Ham United ka konfirmuar transferimin e futbollistit shqiptar, Albian Ajeti.

22 vjeçari që luan për Zvicrën do t’i kushtoj skuadrës nga Premierliga 8 milionë euro.

Ajeti ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me West Hamin me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.

Ai te skuadra e re do të mbaj numrin 27 në fanellë. /IndeksOnline/