75 Mall Live Search
12:48 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

78 premtime të Ardian Gjinit,të realizuara vetëm 8

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017.  Platforma është rifreskuar me të dhëna për gjashtë mujorin e parë 2019.

Nga gjithsej 902 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në muajin qershor 2019 janë përmbushur 248 premtime, 110 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 339 premtime kanë filluar të përmbushen ose ka nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa për 205 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre. 

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, nga radhët e AAK-së, nga 78 premtimet e bëra, vetëm 8 i ka realizuar, 2 gjysmë të përmbushura, 20 të filluara e 48 as që i ka nisur, përcjellë Indeksonline.

Deri tashti Gjini ka realizuar këto premtime:

Publikimi i të gjitha testeve, dokumenteve dhe intervistave të kandidatëve për pozitat e mësimdhënëseve

Komuna ka nisur nga fillimi i vitit 2019 të publikojë të gjitha të dhënat për pranimin e punëtoreve të rinj në komunë në fushën e shëndetësisë, administratës komunale dhe në fushën e arsimit

Themelimi i komisionit të asoociuar të komunës “Pleqësia e Arsimit” që do të shërbejë si organ i pavarur këshillues

Me vendim të kruyetarit të komunës është themeluar ky këshill i cili ka për qëllim ofrimin e këshillave në fushën e arsimit

Mbjellja e fidanëve nëpër oborret e të gjitha shkollat

Përfshirja e çdo nxënësi të komunës në aktivitete jashtë shkollore së paku tetë ditë në vit, nga dy ditë në secilën stinë

Zgjidhja e çështjes së ujit të pijes në zonën e “Rekës së Keqe” brenda vitit 2018

Shndërrimi i Shkugëzës në një zone rekreative me rreth 8 kilometra shtigje për ecje dhe vrapim

Pjesa me e madhe e këtij projekti ka përfunduar. Ka mbetur vendosja e ndriçimit gjatë natës si dhe e shportave për mbeturina te imta

Për Rashkoc: shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik, shtrimi i rrugës Rashkocit me gjatësi 1km

Instalimi i stacionit për matjen e cilësisë së ajrit në qytetin e Gjakovë

Numri më i madh i premtimeve të përmbushura është shënuar në fushën e infrastrukturës, bujqësisë dhe shërbimeve publike. Ndërsa, përveç arsimit, fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë dhe e urbanizimit./Indeksonline/