75 Mall Live Search
16:12 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tifozi i Chelseas e “grushton” David Luizin

Dita e fundit e merkatos në Angli solli një surprizë të cilën rrallëkush e priste, sidomos pasi ishte edhe afati i fundit për t’u kryer ndonjë lëvizje.

David Luiz kaloi në Arsenal nga Chelsea për një vlerë prej 10 milionë.

Ky transferim erdhi pas largimit të kapitenit të Topçinjëve, me ç’rast Arsenali kërkonte ta forconte mbrojtjen.

Disa fansa të Chelseat kanë zgjedhur një formë jo të zakonshme për ta shprehur mllefin për kalimin  e qendërmbrojtësit brazilian te ekipi rival, shkruan Indeksonline.

Gjatë një transmetimi live në televizionin e Sky Sports, një person shihet teksa e grushton postierin e David Luizit./Indeksonline/