75 Mall Live Search
19:14 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ozil dhe Kolasinac mbeten jashtë skuadrës në ndeshjen kundër Newcastle për shkaqe sigurie

Ekzistojnë shqetësime të reja për sigurinë e Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac. Andaj ata kanë mbetur jashtë skuadrës së Arsenalit për ndeshjen kundër Newcastle.

Lojtarët u përballën nga dy sulmues të armatosur në korrik, e për këtë arsyje Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac nuk do të marrin pjesë në ndeshjen kundër Newcastle, transmeton Indeksonline.

Një deklaratë nga Arsenali tregon se : ‘Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen hapëse kundër Newcastle United  pas incidenteve të mëtejshme të sigurisë të cilat po hetohen nga policia.’

Gjendja mendore e të dy lojtarëve u vlerësua pasi ata u lanë jashtë ndeshjes së Kupës së Emirates kundër Lyonit pas incidentit në Londrën e Veriut./Indeksonline/.