AC Milan publikon foto nga mikpritja që i bënë tifozët kosovarë
Ekipi futbollistik AC Milan është pritur në Prishtinë nga tifozë të zjarrtë vendas, të cilët me duartrokitje dhe brohoritje e kanë shprehur gëzimin e tyre me rastin e mbërritjes së futbollistëve të tyre të preferuar në Kosovë.
Në faqen zyrtare në Facebook ata kanë publikuar disa foto, duke u impresionuar për mikpritjen që i bënë tifozat e Milanit.
AC Milan është në Kosovë për ndeshjen miqësore që do ta zhvillojë sot me Feronikelin.


