75 Mall Live Search
22:45 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pasi ia siguroi një pikë Herenveenit, Dreshaj përfshihet në 11-shen më të mirë të ligës holandeze

Ibrahim Dreshaj ka marrë lajmin e madh nga mediat holandeze, pas super golit të shënuar të dielën.

Mbrojtësi i Kosovës realizoi nga rreth 35 metra për Herenveenin.

Goli i tij i solli një pikë skuadrës së tij ndaj Feyenoordit.

Dresheviq u përfshi në 11-shen e javës nga mediumet e ndryshme të Holandes.

Kjo është hera e dytë brenda dy javësh që lojtari ynë përfshihet në 11-shen e javës.