75 Mall Live Search
12:25 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kurti flet për takimin me Mustafën: Shpresa po u rikthehet qytetarëve

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot gjatë ditës, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.

Kurti përmes një postimi në facebook ka thënë ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së.

Kurti gjithashtu ka thënë se kanë biseduar për situatën politike në vend dhe për gjendjen e rëndë ekonomike.

Ja positmi i tij:

Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.