75 Mall Live Search
14:56 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kina sjell ushtrinë pranë Hong- Kong-ut

Kina po i sjell trupat në kufi me Hong- Kongun, në të cilin tashmë tre muaj po mbahen protestat shumë milionëshe, pretendojnë mediet.

Kolonat e autoblindave dhe kamionëve po e bllokojnë autostradën dhe rrugët e qytetit.

Pekini zyrtar pretendon se ushtria dhe njësitet e tjera të shërbimeve të inteligjencës kanë nisur ushtrimet e mëdha ushtarake, të cilat në “asnjë mënyrë nuk kanë lidhje” me trazirat nëpër rrugë.

Portali “Business Insider” ka lajmëruar se në Shenzhen, i cili gjendet vetëm 25 kilometra larg kufirit me Hong Kongun, janë mbledhur autoblindat kineze, gjë që paraqet paralajmërim për protestuesit.

CNBS amerikan transmeton se gazeta zyrtare e Partisë Komuniste të Kinës “People Daily” ka publikuar nëpër rrjete sociale se Policia Popullore e armatosur në Shenzhen është e gatshme t’i pengojë “trazirat, shqetësimet, dhunën e madhe dhe krimin si dhe çështjet e sigurisë sociale në lidhje me terrorizmin”.

Siç pretendon CNBC, në edicionin e “Global Times” në gjuhën kineze sot në mëngjes është publikuar lajmi se “nëse demonstruesit në Hong Kong nuk mund ta kuptojnë sinjalin nga policia e armatosur e cila po tubohet në Shenzhen, ata po kërkojnë vetë shkatërrim”.