Momente të bukura të lojtarëve të Liverpool duke u stërvitur së bashku me fëmijët me aftësi të kufizuara
Për këtë futbolli është i bukur, me anë të kësaj loje arrihet lumturia edhe për ata të cilët kanë më së shumti nevojë, shkruan Indeksonline.
Kësaj radhe një gjest fantastik e ka bërë skuadra e Liverpool në bashkëpunim me UEFA Foundation ku në stërvitje të klubit kanë marrë pjesë edhe fëmijë me aftësi të kufizuara.
Në videon e publikuar nga klub shihet buzëqeshja e fëmijëve të cilët luajnë së bashku me yjet e kësaj skuadre, siç është Salah./Indeksonline/.