75 Mall Live Search
07:59 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Balotelli refuzon Flamengon, po kthehet në Serie A

Mario Balotelli është gati të rikthehet në Serie A.

Sipas ‘Sky Italy’, Balotelli ka pranuar ofertën e klubit të sapo kthyer në ligë, Brescia, transmeton Indeksonline.

Marrëveshja pritet që të mbyllet sot, ku lojtari do të nënshkruaj kontratë tre vjeçare.

Së fundmi, italiani refuzoi një kalim tek skuadra braziliane, Flamengo.

Në të kaluarën lojtari në Serie A ishte pjesë e skuadrave të mëdhaja si Milan dhe Inter./Indeksonline/