75 Mall Live Search
09:35 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pritja e Tomor Morinës, në Gjakovë

Ish- ushtari i UÇK-së Tomor Morina, mbrëmë në vendlindjen e tij në Gjakovë, është pritur si hero me daulle dhe daire.

Ai dje u lirua nga Shutka në Shkup, pas ndalimit, më 24 korrik në vendkalimin kufitar Bllacë, për shkak të kërkimit nga Interpoli, por me kërkesën e bërë nga Beogradi. Gjykata Supreme dhe ajo e shkallës më të ulët vendosi që ta lironte atë dhe të mos ia dorëzonte Beogradit, për shkak se nuk kishte kushte për një vendim të tillë.

Morina dje ishte i shoqëruar nga zyrtarë të Ambasadës së Kosovës, familjarë dhe shokë të tij dhe se gjatë mbërritjes në Gjakovë, gjakovarët janë përkujdesur që Tomorin ta befasonin me daulle e daire.