Legjenda e Barcelonës thotë se nuk e dëshiron rikthimin e Neymarit
Legjenda e Barcelonës, Hirsto Stoichkov ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të Neymarit në Barcelonë.
Ai ka thënë se “Barcelona nuk ka nevojë për Neymarin. Ai nuk ka vend sepse ka tashmë lojtarë të rëndësishëm. Është Dembele, Griezmann, Suarez dhe Messi. Ku do të luajë? Ai do të ishte një bombë brenda skuadrës”, transmeton Indeksonline.
“Nga ana ime, unë nuk dua që ai të kthehet. Me siguri ekziston një grup lojtarësh që duan që ai të kthehet dhe t’i kërkojnë presidentit të bëjë një përpjekje”.
Ndërsa për lojtarët që i janë ofruar PSG-së në lidhje me transferimin e Neymarit ai i ka mbrojtur ata.
“Rakitic është një punëtor i shkëlqyer, një djalë shumë i përulur dhe gjithmonë ka mbrojtur interesat e Barcelonës. Kurse Coutinho i kushtoi Barçës shumë para. Shpresojmë që asnjë lojtar i Barcelonës të mos largohet”, shtoi Stoichkov./Indeksonline/.