75 Mall Live Search
15:36 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zidane, lojtar të besuar e ka Marcelon

Marcelo është nga lojtarët, të cilët luajnë me shumë pasion në futboll.

E për të ka folur edhe trajneri i Real Madridit, duke thënë :”Ai ka luajtur shumë pak kohët e fundit, por ai ka bërë gjëra fenomenale për këtë klub,” shpjegoi francezi.

“Gjithmonë kemi nevojë për Marcelon të luajë mirë dhe do t’i kërkojmë më shumë”. “Unë e dua atë si lojtar.”

Por, edhe Zidane e di që Marcelo nuk është perfekt, duke pranuar se ka disa të meta në lojën e tij, por që i pëlqen sesi luan.

Tashmë futbollisti ka rreth 486 paraqitje me Real Madridin./Indeksonline/.