Vokrri me shtatore, Majlinda me statujë – ja çfarë thotë Driton Kuka
Ministri për Kulturë, Rini dhe Sporti, Kujtim Gashi ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës të sigurohet një lokacion i përshtatshëm, në të cilin do të ndërtohet shtatorja e legjendës së futbollit shqiptar, ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri dhe statuja e heroinës së sportit kosovar, kampiones olimpike, evropiane e botërore, xhudistes Majlinda Kelmendi.
Këtë kërkesë e ka përkrahur edhe trajneri më i suksesshëm në historinë e sportit të Kosovës, Driton Kuka, përmes një postimi në Facebook.
