75 Mall Live Search
09:02 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Romakët në pritje të Lovrenit, por vjen turku i panjohur!

Roma vazhdon të shpresojë dhe të pres në transferimin e yllit kroat, Dejan Lovren. Por, kur të gjithë prisnin këtë blerje të bujshme, Gianluca Petrachi e ka kryer një blerje tjetër.

Bëhet fjalë për 22- vjeçarin turk, Mert Cetin. Qendërmbrojtësi shtatgjatë vije nga skuadra e promovuar sivjet në Superligën Turke, Gençlerberligi. Cetin sot pritet të iu nënshtrohet testeve mjekësore te Roma.

Për shërbimet e tij ishin të interesuara edhe Fenerbahce e Galatasaray, por ka qenë kërkesa e lojtarit që të luaj jashtë kampionatit turk. 3.5 milionë euro pritet t’i kushtojë Romës ky pazar, shkruan Indeksonline.

Por, ardhja e turkut nuk pritet të ndikojë në synimet e Romës për blerjen e Lovren ngase Gianluca Petrachi është në bisedime me Liverpoolin./Indeksonline/