75 Mall Live Search
18:03 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dembele nuk pranon të bëhet pjesë e marrëveshjes për transferimin e Neymar

Leonardo, drejtori sportiv i skuadrës franceze, kishte bërë presion që sulmuesi francez të bashkohej me skuadrën e tij, por sulmuesi i Barçës ka refuzuar.

Pas takimit të zhvilluar të martën e kaluar në Paris, për të diskutuar transferimin e Neymar, dhe në të cilin ishin të dukshme dallimet e mëdha mes dy klubeve për të arritur një marrëveshje, lajme të reja vazhdojnë të mbërrijnë nga Franca, transmeton Indeksonline.

Sipas L’Equipe, drejtori sportiv i PSG, Leonardo, raportohet se u përpoq të fuste më listën e kërkesave edhe Dembélén për të rënë dakord për transferimin e brazilianit.

Sidoqoftë, Dembélé, ka informuar tashmë PSG-në se është mirënjohës për interesimin, por që ai nuk largohet nga Barça./Indeksonline/.