75 Mall Live Search
13:26 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: AAK – PSD marrëveshen, kaq kandidatë do t’i ketë në listë partia e Shpend Ahmetit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë në koalicion parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit.

Marrëveshja ishte arritur pak ditë më parë, por që sot janë definuar të gjitha detajet.

Burime të Indeksonline mësojnë se PSD-ja do të garojë me 25 deputetë në listën parazgjedhore me AAK-në.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje, do të bëhet sot në orën 15:00 në konferencën që PSD-ja tashmë e ka paralajmëruar./Indeksonline/