75 Mall Live Search
23:49 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trump propozon të bëhet ndërmjetës i situatës së tensionuar, në Kashmir

Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi sot ndërmjetësimin e tij përballë situatës shumë të tensionuar në Kashmir, rajon malor të cilin e pretendojnë India dhe Pakistani.

“Kashmiri është një vend shumë i komplikuar. Aty ka hinduistë dhe myslimanë dhe nuk mendoj se shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrit. Do të bëj maksimumin nëse do të shërbeja si ndërmjetësues”, tha Trump. /atsh